E Diel, 1 Nëntor 2026

eshtja came Idrizi Do te imponojme negociata me Greqine

PDU-ja do te bashkepunoje me te gjitha forcat politike me te gjithe faktoret politike per zgjidhjen e ceshtjes came . Keshtu deklaroi ne njevjetorin e Partise per Drejtesi dhe Unitet kreu i saj Shpetim Idrizi. Ai vuri ne dukje se brenda nje viti eshte bere gjithcka ndryshe per te perfaqesuar aspiratat patriotike te shqiptareve dhe per te rilindur ceshtjen came.

Sot ne jemi pas nje viti si nje parti e vertete e ceshtjes kombetare per shqiptaret kudo qe jane. Jemi nje parti e interesit kombetar nje parti e vertete e ceshtjes kombetare per shqiptaret. Ne do te bashkepunojme me cdo qeveri do te imponojme negociata diplomatike me Greqine te flasin per ceshtjen came. Ne nuk do te dalim nga Parlamenti pa bere nje rezolute per ceshtjen came - tha Idrizi. Kreu i PDU-se permendi mbeshtetjen qe gezon forca politike qe ai drejton ne te gjitha trevat shqiptare per zgjidhen e ceshtjes came. Idrizi theksoi rendesine qe kane raportet vellazerore me komunitetin grek ne Shqiperi. Partia Drejtesi dhe Unitet vijoi dje turin e saj Nje vit PDU ne qytetin e Elbasanit. Ne teatrin Skampa te qytetit ishin mbledhur me shume se 300 anetare te PDU per qytetin e Elbasanit te cilet u njohen me aktivitetet e organizuara nga PDU ne vitin e pare te ekzistences se saj. Duke u ndalur tek skandali i Boboshtices Idrizi deklaroi se politika shqiptare duhet te ndale cdo tentative qe ul dinjitetin e shqiptareve. Ne nuk do te ndalojme miqte e mi. Shume shpejt do te therrasim ne Kuvend per interpelance ministrin pergjegjes per regjistrimin e popullsise. Partia Drejtesi dhe Unitet ka qene e vetmja force politike qe ka tentuar te ndergjegjesoje mbare klasen politike shqiptare ne menyre qe te respektojne dhe te ruajne dinjitetin e shqiptareve. Ne kemi reaguar fort ne rastin e skandalit te Boboshtices dhe iu drejtuam edhe partive te tjera qe ta denonin e ta denonconin kete skandal ndash tha Idrizi. Koordinatori i Klubit te Patrioteve te Rinj Jetmir Salaj iu drejtua te pranishmeve me nje thirrje per te mbeshtetur KPR-ne si nje institucion qe do te jete gjithnje ne balle te patriotizmit shqiptar. Ai tha se shqiptaret pavaresisht se nga vijne apo ciles fe i perkasin duhet te jene te bashkuar kur vjen fjala per Atdheun. Cdo shqiptar cam kosovar lab geg e tosk i krishtere e mysliman duhet te bashkohemi e ti themi lsquojo uljes se dinjitetit tone dhe te ndergjegjesohemi per ate shprehje qe ka thene i madhi Pashko Vasa Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ndash tha Salaj. Turi Nje vit PDU do te vijoje ne Paskuqan ku do te paraqitet kryesia e kesaj nendege dhe do te kryhet nje analize e punes se PDU ne vitin e pare te ekzistences si force politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›