E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Zgjedhjet nuk kanë ndryshuar normalitetin

Zgjedhjet e 8 majit nuk kanë ndryshuar normalitetin dhe qëndrueshmirine në projektet që ka pasur ministria e brendshme. Kështu ka deklaruar zv.ministri i brendshëm Ferdinand Poni në takimin e parë mbi projektin PATTI të qeverisë italiane dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin UNDP, i cili synon të kontribuojë për zhvillimin lokal dhe konsolidimin e administratës publike lokale.
Në takim, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë Z. Saba D`Elia, ishin të pranishëm edhe zyrtarë të qeverisë italiane dhe të rajoneve të ndryshme të Italisë. Ku diplomati ka vënë theksin në në promovimin e bashkëpunimit mes institucioneve qendrore e lokale të Shqipërisë dhe Italisë në interes të zhvillimit lokal. Projekti synon të krijojë kapacitetet e duhura tekniko-administrative për implementimin e projekteve të zhvillimit lokal dhe thithjen e financimeve nga Bashkimi Europian për nxitjen e investimeve dhe bashkëpunimin mes rajoneve të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›