Gjonçaj-Ristanit: Kujdes, moment delikat për Tiranën!

Reagimi erdhi pasi kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se duhet t’u jepet zgjidhje problemeve të shfaqura në KZAZ të ndryshme kur për të njëjtat çështje janë marrë vendime jo të njëllojta.
Genci Gjonçaj, ekspert ligjor i PS në KQZ, theksoi se KQZ-ja ndodhet në një moment delikat dhe kërkoi që të mos luhet me shpalljen e kreut të bashkisë së Tiranës, pasi sipas tij, procesi është mbyllur nga qytetarët, ku Rama është shpallur fitues.
“Unë do t’iu lutesha t’i marrim detyrat një e nga një. Jemi 12 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve dhe ende nuk kemi asnjë rezultat. KQZ-së i mbetet vetëm të bëjë aritmetikën. Ashtu sikurse edhe thatë, për Bashkinë e Tiranës, KQZ-së i duhet vetëm të shpallë rezultatin. Unë e di që interesat e palëve humbëse janë të rikthejnë procesin, por procesi është i mbyllur ditën kur qytetarët dhanë votën e tyre. Prandaj, shqetësimin tuaj në parim e ka zgjidhur ligji.”, tha ai.
Gjonçaj shtoi se “do të lutesha të veproni sa më parë për të dhënë një rezultat. Është e rrezikshme të diskutoni gjëra të tilla në këto momente. Do t’iu lutesha, jeni KQZ dhe një autoritet që ka peshë të jashtëzakonshme për procesin zgjedhor, por edhe për vendin. Nuk mund të prishen dhe nuk mund të krijohen rregulla. Punë e madhe pse një kandidat u mërzit se humbi. Kujdes, është moment delikat për procesin zgjedhor”.
“Duhet të shqyrtojmë votat e hedhura në kuti të tjera. Këto kërkesa të ardhura nga shumë KZAZ duhet të marrin një zgjidhje nga KQZ-ja. Në këtë rast, KQZ funksionon edhe si KZAZ për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të shfaqura”, reagoi Ristani. /S.Lleshi/Start/
2011-05-17 10:27