E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një turk i shpallur në kërkim

Fillimisht u arrestua në Laprakë shtetasi turk në kërkim Husnu Kemal Taip Vatansever, 53-vjeç, lindur në Tetovë Maqedoni e banues në Tiranë, i dënuar pë veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim më datë 11.05.2011, sepse Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin e datës 04.05.2011, ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për rrëzimin e kërkesës së të dënuarit për lirim para kohe me kusht, i cili ka për vuajtur dënimin në edhe 1 vit e 20 ditë burgim, për konsumim të vepës penale të sipërcituar.

Ndërkohë, mbrëmë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Viktor Prek Hoti, 18-vjeç, banues në Gorre, Komuna Fush Kuqe, Kurbini i pa dënuar më parë. Arrestimi i tij u krye sepse mbrëmë në Bulevardin “Zogu i Parë”, në afërsi te bar-kafe “Nju Jork” i ka marrë nga dora shtetasit Ledjon Xhevdet Toçi, shumën e parave prej 5000 lekësh. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-17 11:22
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›