Dhuna në Vlorë, shoqërohen 15 tifozë

Ndeshja e zhvilluar të hënën në orën 16:00, degjeneroi në dhunë, ku tifozët vlonjatë hodhën sende të forta në drejtim në drejtim të fushës së futbollit.
Policia e Qarkut Vlorë sqaroi se tifozë të shumtë kanë shkulur pothuajse të gjithë stolat e tribunës së Stadiumit dhe i kanë hedhur ato në drejtim të bankinave dhe fushës duke penguar lojtarët të futen në dhomat e zhveshjes, hyrja e të cilëve u bë e mundur falë shoqërimit nga punonjësit e policisë.
“Më vonë tifozët janë grumbulluar në sheshin para stadiumit duke bllokuar edhe daljen e lojtarëve nga stadiumi për tu larguar si dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në sheshin para stadiumit dhe aksin rrugor Skelë–Vlorë”, thanë burime zyrtare të Policisë. Sipas të njëjtave burime, tifozët kanë vijuar të hedhin shishe plastike dhe sende të tjera të forta në drejtim të hyrjes kryesore të stadiumit duke mos ju bindur thirrjes së punonjësve të policisë së rendit publik, për tu larguar. Kjo situatë ka vijuar për rreth 2 orë dhe është shoqëruar nga forca të shumta të Policisë së Shtetit.
Për personat e shoqëruar materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vepra penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Dje u zhvillua ndeshja e fundit e Superligës të Shqipërisë, ku skuadra korçare Skënderbeu u shpall kampione e vendit. /S.Lleshi/Start/
2011-05-17 10:30