Poni akuza Ramës: S’ka transparencë të buxhetit të Bashkisë, taksat elarta Ferdinand Poni

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Ferdinand Poni, deklaroi sot se taksat e pushtetit lokal ne Tirane do te ishin më të ulëta nëse bashkia dhe kreu i saj, Rama do të bënin transparente buxhetin. Në një komunikim për mediat, ai e quajti të pajustifikuar qëndrimin e Ramës. “Ky kryetar që flet për transparencë, duhet t’i jepte këshillit nivelin, dhe bazën e çdo takse, unë e them dhe botërisht, në mënyrë që ne t’i tatojmë më pak qytetarët, qe ne t’i ngarkojmë ata më pak për shpenzimet ekstravagante që bashkia do të bëjë, sepse ne jemi në shërbim të qytetarëve, dhe bashkia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Poni. Sipas tij, ka mëse dy muaj që kjo liste taksash, në mënyrë që të bëhet buxhet i shëndetshëm, nuk ka ardhur. Ai tha se Bashkia e Tiranës ka taksa hera-herës, tre herë më të larta se një bashki tjetër ngjitur me të, apo ka taksa fare të pamotivuara për reklamat, apo çuditërisht mbrohen grupe monopoliste dhe nuk mbrohen qytetarët e zakonshëm.