E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanchet s’dëshiron t’i shoh filmat e saj

Aktorja e filmit “Robin Hood” thotë se ajo është ekspozuar shumë për jetën e saj personale, duke theksuar se publiku kanë pasur vështirësi për të ndarë karakterin e saj nga vet ajo, duke mos njohur kështu punën e saj.

“Personalisht do të isha kthyer në një kameleonë”, ka thënë ajo. “Me pëlqen të shikoj shfaqjet në të cilat nuk ka asgjë të përbashkët me jetën time personale. Kjo është arsyeja se pse do të dëshiroja që të tjerët mos të më shikojnë si Cate Blanchett - por gruan që është në karakterin që e luaj”, thotë ajo.

“Është mirë të flasësh si nëna, për burrin tim të mrekullueshëm dhe gjëra të tjera. Por në fund të ditës unë duhet të fokusohem në punë dhe jo në atë që thonë njerëzit. Nuk dua të jem sikurse ata që i quajnë ‘lojtar të vetvetes’ të cilët presin t’ju shohin juve në ekran jo si një karakter por si një luajtje të vetvetes”.

Bukuroshja që ka të fituar çmimin Oskar po ashtu ka thënë se është “torturuese” për të parë filmat e saj.

“Është torturë ta shohësh vetën duke luajtur”, tha ajo. “Është një lloj i ngjashmërie sikurse i shikon ditëlindjet që vet i keni xhiruar, jo sikurse po e shikoni një film”.

“Gjithmonë ka momente kur mendoni se i keni pantallonat në gjunjë. Për këtë mendoj se është më mirë që ata thjesht ti lëni në vitrinë”, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›