Tafaj prezanton projektin për degët infomatike

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj në një tryezë të rrumbullakët ka prezantuar një projekt i cili parashikon hapjen e degëve të reja të teknologjisë së Informacionit. Sipas Tafajt këto degë të reja do të hapen në 12 shkolla të mesme profesionale në të gjithë vendin. Po ashtu Tafaj tha që në këtë projekt është menduar që edhe këta nxënës që do të mbarojnë këto shkolla të kenë mundësinë të vijojnë studimet e larta në këtë profil.
Për sa i përket problemit të mësuesve Tafaj sqaroi se edhe pse nuk ka shumë mësues që kanë arsimin e duhur për të dhënë këtë degë, është duke u punuar për të pasur një staf sa më të kualifikuar.
Për sa i përket problemit të mësuesve Tafaj sqaroi se edhe pse nuk ka shumë mësues që kanë arsimin e duhur për të dhënë këtë degë, është duke u punuar për të pasur një staf sa më të kualifikuar.