E Diel, 1 Nëntor 2026

Pattinson dhe Stewart fshihen nga “paparazzi’it”.

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart janë bërë mjeshtër të fshehjes nga paparazzi’it.

Çifti i përfolur kohëve të fundit i kanë thënë gazetës “USA Today” që ata bëjnë të pamundurën për t’ju shmangur objektivave të aparateve në mënyrë që mos të jenë pjesë e fotografive të fotografëve.

“Nuk e di pse kjo duhet të jetë një arsye aktuale, por ne ja kemi arritur që të fshihem shumë mirë vitin e fundit”, ka thënë Pattinson, duke ju referuar kështu edhe buletinit të filmit Twilight.

“Kjo ndoshta është arsyeja”, shpjegoi Stewart. “Ata zakonisht bëjnë fotografi në të cilën bazojnë edhe shkrimin e tyre. Nëse ata nuk do të bëjnë fotografi nuk do të shkruajnë as shkrim. Tani për tani ne jemi më të mirët në fshehje”, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›