E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni, merr rreze në Dhërmi

 

Këngëtarja vlonjate Poni, ka vendosur të marrë ca ditë rreze dhe të pushojë në plazhin e Dhërmiut. Ka kaluar një verë të tensionuar me xhirime dhe udhëtime nga Tirana drejt Maqedonisë e Ulqinit, dhe është gati të nxjerrë dy klipe të reja në tregun muzikor, edhe këto me muzikë tradicionale. Këngëtarja vlonjate, Poni sapo ka nisur lançimin e klipit “Hopa, hopa”, ndërsa ka mbyllur xhirimet edhe në Ulqin, për klipet e reja. Prej një periudhe të shkurtër flitej se këngëtarja vlonjate kishte braktisur ekranin, për t’iu përkushtuar skenave të koncerteve në Shqipëri dhe jashtë vendit. Në fakt, vetë këngëtarja ka pohuar, se ky ka qenë një moment perfekt për t’iu përkushtuar këngës, ndërkohë që po punon për xhirimet e klipeve të reja me muzikë. Kënga “Hopa, hopa”, kompozuar nga Edi Balili, u realizua nga regjisori me famë në Maqedoni, Aleksandër, i cili solli imazhin e një nuseje të bukur shqiptare, që martohej në manastir. Ndërkohë, duket se këngëtarja vlonjate, ka hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga turbo-folku, për t’iu përkushtuar tani e tutje muzikës tradicionale shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›