Soni i NRG në Dhërmi me ish të fejuarën dhe miqtë
Ka lënë studiot e radios dhe ka vrapuar për të shijuar diellin e nxehtë dhe ujin e mrekullueshëm të detit Jon në Dhërmi. E kemi fjalën për Sonin, djalin çapkën i cili njihet jo vetëm si këngëtar, por edhe si një tip me shumë humor. Por ka edhe një gjë tjetër që e bën të veçantë Sonin, fakti se nuk i ndahet shpirti nga ish e fejuara Arsa me të cilën ka preferuar që të kalojë edhe pushimet e verës. Fundjavën e kaluar paparaci ynë i ka fiksuar ata së bashku me disa miq teksa zbaviteshin në ujin e kristaltë të plazhit të Dhërmiut. Dhe siç ndodh gjithmonë edhe nëpër pube, sapo ka parë paparacin, Soni ka filluar me shakatë e tij me miqtë në mënyrë që gjithçka të fiksohej në disa foto të cilat më pas do të publikoheshin në gazetën “Panorama”. Pak e vështirë të kuptohet natyra e Sonit. Shkon ngado me Arsën, fotografohet duke mbajtur në krahë një vajzë me flokëkuqe dhe deri tani nuk po flitet për ndonjë të dashur “zyrtare”. Gjithsesi duket një zgjedhje deri diku e mençur për një djalë të ri i cili dëshiron ta shijojë jetën për së mbari dhe pa impenjime serioze.