E Diel, 1 Nëntor 2026

Ponosh: Kthimi i ushtrise serbe ne Kosove, fantazi

Komandanti i ushtrise serbe mendon se krijimi i forces mbrojtese te Kosoves nuk perben asnje rrezik per Serbine.

Duke iu referuar kerkeses serbe per rishikimin e Marreveshjes se Kumanoves, Zdravko Ponosh thote se rikthimi i ushtrise serbe ne Kosove eshte nje fantazi.

Megjithate, nje nga analistet me te njohur te ceshtjeve ushtarake, Aleksander Radic thote per Top Channel se kjo gje nuk eshte plotesisht e pamundur, nese realizohet ndarja e Kosoves.

“Ndarja mund te kerkohet si zgjidhje afatgjate. Nese disa pjese te Kosoves do te kontrollohen nga serbet, atehere trupat serbe mund te kthehen ne keto zona”, deklaron Radic.

Analisti flet edhe per kerkesen e Beogradit per ndryshimin e Marreveshjes se Kumanoves, si dhe per misionin EULEX per te cilin thekson se duhet miratimi nga te dyja palet.

“EULEX dhe kerkesa e Serbise nuk sjellin probleme, por misioni nuk mund te funksionoje pa qene i pranueshem per te dyja palet. Gjithashtu, pa e njohur Serbia Kosoven, integrimi i dy vendeve ne BE eshte i pamundur”, shton Radic.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›