E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Shtrirja e EULEX-it nuk duhet të vonojë

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se nuk i kupton vonesat e shtrirjes së EULEX-it. Ai e vlerësoi si shumë me rëndësi dinamizimin e punës për të gjithë faktorët që e përbëjnë këtë strukturë të rëndësishme ndërkombëtare, evropiane, por edhe me pjesëmarrje të SHBA-ve."Unë do të kem konsulta të drejtpërdrejta, të shpeshta, këto ditë. Natyrisht që edhe sot kam pasur një komunikim të drejtpërdrejtë telefonik dhe kujtoj se në ditët që vijnë do të shkohet në bazë të agjendës që këta pak me vonesë e kanë shtrirë misionin", tha presidenti Sejdiu.Ai tha se është me rëndësi që të zbatohet parimësia që EULEX-i të shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe në bazë të mandatit të ketë bashkëpunim me faktorët vendorë."Edhe në kuptimin e kërkesës së institucioneve të Kosovës që ta kemi në Prishtinë, ta kemi në të gjitha viset e Kosovës, edhe në veri, edhe në jug edhe në lindje dhe që të ketë bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës aq sa do ta ketë mandatin", tha Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›