E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Kosova e pavarur dhe me sfida

Kosova është e pavarur, por edhe me sfida, tha sot presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pasi bëri homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova me rastin e 64-vjetorit të lindjes."Vizioni i presidentit Rugova ka qenë vizion për pavarësinë e Kosovës. Kosova është e pavarur. Natyrisht, Kosova është me sfida dhe ne s'themi se kanë përfunduar sfidat për Kosovën, në kuptimin e zhvillimit të saj, në kuptimin e mirëqenies së përgjithshme të saj", theksoi Sejdiu.Ai tha se "vendi ka probleme në kuptimin ekonomik dhe social''.Sejdiu shtoi se ne nderojmë presidentin Rugova, që përbën një kujtim të përhershëm për veprën, punën dhe sakrificat për Kosovën. Homazhe te Memoriali i Rugovës në Prishtinë bënë edhe Kryesia dhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe lideri i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›