Thaçi:Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të plotësojë të gjitha kriteret për anëtarësim në BE, të cilat në rend të parë janë në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të cilët e meritojnë një standard më të mirë të jetesës, deklaroi sot deklaroi sot kryeminsitri i Kosovës, Hashim Thaçi pas një takimi me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Pier Mirel."Vetë procesi i Integrimit Evropian është shumë i rëndësishëm për ne, ngase gjatë këtij procesi Republika e Kosovës përqafon parimet demokratike, rrit standardin dhe përmirëson jetën e qytetarëve të saj. Do të angazhoj gjithë kabinetin tim qeveritar dhe institucionet tjera për plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE", tha Thaçi.Ai theksoi se BE ka përcaktuar në mënyrë të qartë perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Republikën e Kosovës qysh në Samitin e Selanikut të vitit 2003