Podujevë, kërcënohen me vdekje myezini dhe imami

Imami dhe myezini i xhamisë së madhe në Podujevë janë kërcënuar me vdekja nga persona të panjohur para disa ditësh.
Letrën kërcënuesi që iu është lënë në derën e xhamisë që një kopje e ka siguruar standardi, ku thuhet se “veç plumbi iu vjen hakesh”.
Kërcënimin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Shefi i Stacionit të Policisë në Podujevë Isak Ejupi tha se kjo ka ndodhur para disa kohësh dhe me rastin janë duke u merr njësiti për krime serioze.
“Është raportuar rasti i kërcënimit. Pista e hetimeve është hapur dhe me rastin është duke u marr njësia për krime serioze”, tha Ejupi. Sipas tij, deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar. “Ende nuk ka ndonjë të dyshuar, mirëpo pasi rasti ka kaluar te krimet serioze nuk më përket më shumë të flas”, kë thënë Ejupi.
Ndërsa imami i xhamisë së madhe në Podujevë Bilall Idrizi tha për standardi.info se është i shqetësuar me këtë ndodhi.
“Dikujt po i prishim punë dhe po ua prishin programin dhe ka vendos të na kërcënojë neve udhëheqësve të xhamisë”, tha Idrizi.
Letra është drejtuar në emër të myezinit të xhamisë Fahredin Jashari. Ai kërcënohet me vdekje dhe me plumba.
Myezini nuk ka dashur të komentojë, por ka thënë se nuk ua ka frikën./Indeksonline/