E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha serbe: Serbia dorëzon “territorin e saj shekullor”

 Në Bruksel është parafuar Marrëveshja “mbi parimet për normalizimin e marrëdhënieve” ndërmjet “Beogradit” e “Prishtinës”, që gjithsesi është eufemizëm për “Serbinë e Kosovën”, përkatësisht ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe “kryeministrit të Kosovës”, personit në listën e të kërkuarit me fletarrest, transmeton Koha.net kumtesën e Sinodit Arkierik të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe (SPC).

Në kumtesën me titull “Drejtuar shtetit të Serbisë dhe popullit serb me rastin e parafimit të marrëveshjes në Bruksel”, SPC thekson se mbetet përshtypja se bëhet fjalë “për tërheqjen e plotë të pranisë institucionale të Serbisë nga territori i krahinës së saj jugore, mbi vendosjen e autonomisë së kufizuar të bashkësisë serbe në hapësirat në veri të urës mbi Ibër në Mitrovicë, në kornizat e estabilishmnetit të Thaçit dhe në këtë mënyrë mbi njohjen e tërthorët dhe të heshtur, por megjithatë faktike të ekzistimit të sistemit të pushtetit shtetëror në Kosovë të pavarur nga rregullimi ekzistues shtetëror të Serbisë”.

“Si duket bëhet fjalë për shitje të pastër të territorit tonë shekullor, nga pikëpamja shpirtërore dhe historike më të rëndësishmit...”, thotë kumtesa e SPC-së. Po ashtu theksohet se “Kisha sidoqoftë do të mbetet me popullin në tempujt e vet në Kosovë”, përfundon kumtesa e Sinodit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›