Han: Me Ajaksin në Tiranë, desh vdiqëm urie

Nga Kemeri, Jetmir Halilaj
Në hollin e Hotel Limra Limak në Kemer, trajneri i Shqipërisë, Ari Han, është i gatshëm të flasë për median e të tregojë për ditën e parë të punës si drejtues i kuqezinjve. Ndryshe nga shumë trajnerë të tjerë që shpesh bezdisen nga gazetarët, holandezi nuk ngurron aspak të ulet e të flasë gjatë, duke kaluar madje edhe në kujtimet e një kohe të largët, kur ka qenë për herë të parë në Shqipëri. Flet ngadalë dhe një nga shprehjet që përdor më shesh është "unë mendoj se...". Pohon se është në djeni të faktit se si u largua Oto Baric dhe pranon pa kurrfarë problemi se ka pak njohuri për skuadrën. "Prandaj e shtyva miqësoren e shkurtit, sepse nuk e njoh skuadrën. Baric gëzonte popullaritet të madh? Mendoj se ky është problemi më i vogël që kam", thotë holandezi. Mister, si ju duket ambienti këtu? Shumë i mirë. Mendoj se janë kushtet e duhura për të përgatiur dhe për të testuar këta të rinj. Shpresoj që gjërat të ecin mirë. A njihni ndonjë nga lojtarët që janë grumbulluar? Asnjë prej tyre nuk njoh, madje edhe emrat, megjithëse ua kam lexuar disa herë, nuk ua mbaj mend. Shpresoj që të njihemi më mirë gjatë kësaj periudhe. Po për Kombëtaren "A" sa njohuri keni? Pak, vërtet shumë pak. Kjo është edhe një nga arsyet se përse unë kërkova që të mos luanim miqësore në shkurt. Do të ishte shumë herët për të testuar skuadrën. Kam nevojë ta njoh më mirë atë dhe të kem në dispozicion më tepër informacione. Tani për tani di vetëm që janë disa lojtarë të mirë që luajnë në ekipe të mira në Itali, Gjermani apo Francë, por kjo nuk mjafton. Kam parë edhe disa kaseta të tyre, por mendoj se më duhet pak më shumë kohë që të krijoj një ide të qartë për të gjithë skuadrën. Cfarë ju ka tërhequr vëmendjen nga fillimi i punës suaj si trajner i Shqipërisë? Unë kam qenë në Tiranë në vitin 1970, kur luaja me Ajaksin dhe u ndeshëm më Tiranën. Ndryshimi me atëherë është i jashtëzakonshëm. Në atë kohë, Shqipëria vërtet më ka lënë përshtypje jo të mira. Madje isha pak i shqetësuar gjatë bisedimeve me federatën tuaj dhe pyeta edhe disa miq të mi gazetarë, për të mësuar se si është Shqipëria tani. Ata më siguruan se shumë gjëra janë përmirësuar. Mund të na thoni ndonjë detaj nga Shqipëria e vitit 1970? Gjëja që më bëri më tepër përshtypje ishte se u akomoduam në një hotel, ku godina ishte katrore dhe kishte një holl të madh dhe krejtësisht bosh (Hotel Dajti). Na shoqëronin gjithmonë shumë policë, të cilët mbaj mend se pas ndeshjes penguan turmën që të na shihte. Rrugët ishin krejtësisht bosh dhe nuk pashë asnjë makinë që të qarkullonte dhe mua më dukej absurde kjo për kryeqytetin e një vendi, sado komunist që të ishte. Ushqimi ishte gjithasht i tmerrshëm, por tani për fat të mirë gjërat kanë ndryshuar dhe vura re se edhe ushqimi ishte i shkëlqyer (qesh). Ah, edhe dicka tjetër në lidhje me ushqimin. Mbaj mend se unë dhe disa nga shokët e mi pas ndeshjes kërkuam të iknim menjëherë, sepse nuk mund të duronim edhe një ditë pa ngrënë. Pasi u vendos të largoheshim, u bllokuam në aeroport, pasi ai ishte mbyllur. Edhe aty u habitëm që një aeroport mbyllej që në orën 14:00. U desh të merrej leje nga drejtuesit e shtetit që ai të hapej, por për fat të mirë ata nuk sollën probleme. Tani gjërat kanë ndryshuar, madje shumë. Kjo është një tjetër arsye se përse jam optimist dhe kam një parandjenjë se mund të bëj dicka të mirë. Sa e vlefshme mund të jetë aventura shqiptare për karrierën tuaj? (Heziton) Nuk mendoj se kam ngjitur ndonjë shkallë e madhe, por gjithsesi kjo është një arritje për karrierën time. Të kuptohemi drejt, unë kam ardhur këtu me dëshirën time dhe e vlerësoj shumë skuadrën dhe emrin e këtij vendi, por në karrierën e një trajneri, kur bëhet fjalë për ngjitje shkallësh në rang kombëtaresh, ekipe që të japin një plus të madh në CV (përvec skuadrave elitare si Italia, Holanda Gjermania, Franca, Anglia e Spanja) janë Portugalia, Suedia, Rusia, Greqia, etj. Shqipëria bën pjesë në grupin e skuadrave si Finlanda, apo Hungaria, të cilat megjithëse kanë marrë një hov në zhvillimin e futbollit kanë shumë për të përmirësuar. Megjithatë, unë nuk e konsideroj ulje në karrierën time ardhjen në Shqipëri. Të mos harrojmë se unë kam drejtuar edhe Kinën që është një vend i madh, por me futboll të prapambetur. Atje arrita të krijoja bazat dhe ta ngjisja atë skuadër shumë vende më lart në renditjen e FIFA-s. Cila është eksperienca juaj më e bukur si trajner? Mendoj se ia kam kaluar mirë në Kinë. Atje kam kaluar vërtet një periudhë të artë përsa i përket harmonisë dhe mënyrës se si ecën gjërat nga fillimi deri në fund. A ju shqetëson fakti që paraardhësi juaj, Oto Baric, gëzonte një popullaritet të madh në Shqipëri dhe ishin të shumtë ata që nuk e pritën aspak mirë largimin e tij? E di që Baric gëzonte poullaritet të madh dhe mendoj se ai është një trajner shumë i mirë. Ndoshta do të jetë paksa problem në fillim, sa njerëzit të ambientohen me idenë që tani e drejton dikush tjetër Kombëtaren shqiptare. Unë do të bëj të pamundurën që të fitoj të njëjtin popullaritet, duke ndërtuar një ekip të mirë dhe duke arritur rezultate të larta. Cfarë mund të bëni ju për të ndryshuar Kombëtaren e Shqipërisë? Do përpiqem të bëj më të mirën, por jua thashë njëherë se nuk e njoh akoma mirë skuadrën për të dhënë një përgjigje më të saktë.