Popullorët Europianë urojnë Lulzim Bashën për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike
Presidenti i EPP-së, Wilfried Martens i ka dërguar një mesazh urimi, kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në mesazhin e tij, Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, organizata më e madhe politike në Evropë, me mbi 70 parti-anëtare nga 40 vende, ndër të tjera shkruan: “I dashur Kryetar, Dua t’u përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen, në pozicionin tuaj të ri. Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm”- thuhet në urimin e kreut të Partisë Popullore Europiane, Wilfried Martens.
Viktor Orban uron Bashën
Gjithashtu, kreun e ri të PD, Lulzim Basha e ka uruar edhe kryeministri i Hungarisë, njëherësh kryetar i FIDESZ, Viktor Orban. Në mesazhin e tij, ndër të tjera Kryeministri Orban shkruan: “I dashur z. Kryetar, Më lejoni t’u shpreh përgëzimet e mia, për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në emër të FIDESZ, më lejoni t’ju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fundit.
Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi”- thuhet në mesazhin e urimit të Viktor Orban.