E Shtunë, 31 Tetor 2026

Popullorët Evropianë, tjetër apel opozitës së Edvinit: Përsëritja e bojkotit do të dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë

Grupi i djathtë në Parlamentin Evropian ka bërë përsëri një deklaratë zyrtare lidhur me situatën politike në Shqipëri, ku rithekson se përsëritja e bojkotit nga opozita do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë. “Partia Socialiste e Shqipërisë duhet t’i japë fund bojkotit të procedurave parlamentare parlamentar”, shprehet deputeti evropian dhe kryetari i grupit të PPE-ve Joseph Daul, në një reagim të tij ndaj vendimit të Partisë Socialiste, për të mos marrë pjesë në punimet e Komisionit Hetimor dhe vazhdimin e marrëdhënieve të kushtëzuara me Kuvendin, që do të thotë mirëfillti ‘bojkot’. “Shqipëria është një vend që në sajë të reformave, ka bërë hapa të mëdha përpara, duke e çuar atë më afër Bashkimit Evropian. Vazhdimi i bojkotit parlamentar dhe akuzat e përditshme po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në sytë e Bashkimit Evropian, veçanërisht kjo, në një kohë kur po diskutohet një çështje shumë e rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave. Parlamenti është vendi për të bërë dialog dhe për të zgjidhur problemet e ndryshme. Ne e konsiderojmë si thelbësor funksionimin dhe sundimin e ligjit, respektimin e vendimeve të gjykatës, transparencën dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Partia Socialiste mund të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, për të gjitha pretendimet e saj. Bllokimi me praktikat si, protesta dhe duke kërcënuar me përsëritje të bojkotit dëmtojnë procesin e integrimit dhe imazhin e shqiptarëve”, deklaron Joseph Daul në reagimin e tij, përmes një deklarate për shtyp. Ai thekson se delegacioni i Parlamentit Evropian për vendet e Evropës Juglindore ka deklaruar qartë se ai ishte i impresionuar me progresin e Shqipërisë dhe përmbushjen e kushteve teknike në lidhje me liberalizimin e vizave. “I ftojmë të gjitha forcat politike dhe institucionet shtetërore, për të bashkëpunuar në Parlament, për të mundësuar kështu reformën zgjedhore, në kuadër kjo edhe të proceseve të integrimit të vendit”, përfundon deklaratën e tij, kreu i Popullorëve Evropianë në Parlamentin Evropian, Joseph Daul. Reagimi i tij, vjen në një kohë kur Partia Socialiste ka vendosur vazhdimin e bojkotit, duke e kushtëzuar Kuvendin e Shqipërisë dhe vetëm me pjesëmarrje të pjesshme në punimet e e tij. Parlamenti Evropian dhe grupet e ndryshme politike atje kanë deklaruar se bojkoti është një praktitë e gabuar dhe përveç penalizimit të aspiratave të shqiptarëve kurrfarë produkti nuk ka. Partitë Popullore Evropiane është grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian me 265 anëtarë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›