E Shtunë, 31 Tetor 2026

Por, një vlerë e kanë

Vargje nga Arben Duka

Mos qenë të pabesët,

me njëqind flamurë,

njeriun besnik,

sdo ta njihnim kurrë!

Mos qenë Uriahipat,

sa bota të hershëm,

skishim si ta njihnim,

njeriun e ndershëm!

Mos qe diktatura,

vrasja babëzia,

sdo ta dinim kurrë,

çështë demokracia!

Mos qenë ca të TV-ra,

që shteti na ngopi,

kurrë sdo ta dinim,

Sesa vlente Topi!

Mos qenë ca gazeta,

ku veç zgjyrë gjen,

sdo ta dinit kurrë,

Shekulli sa vlen!

Po mos ishin plehrat,

që sjell derdimeni,

sdo ta dinim kurrë,

sa vlen oksigjeni!

Po mos qe siç është,

këtu qeveria,

sdo mësonim kurrë,

çështë poshtërsia!

Krahasime ka,

pa anë e pa fund,

gjen nga këta mostra,

nqytet e katund!

Legena zuzarë,

zuska zabrahanë,

shumicën e gjeni,

brenda në Tiranë!

Por gjithë sa përmendëm,

një vlerë veç e kanë,

si pikë referimi,

për njeriun janë!

Një pikë referimi,

Si Jugu-Veriu,

Kurrë si ata,

Mos u bëftë njeriu!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›