Mazhoranca aprovon Bujar Leskajn në kreu të KLSH-së
Mazhoranca ka miratuar kandidaturën e Bujar Leskajt për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në komisionin e Ekonomisë anëtarët e partive të koalicionit qeverisës kanë shprehur votën pro kësaj kandidature ndërsa anëtarët e opozitës nuk kanë dhënë mbështetjen.
Leskaj është dekretuar nga Presidenti i Republikës për kryetar të KLSH-së pas rrëzimit të propozimit të parë që ishte Sali Shehu.
Vendimi për të mbështetur kandidaturë ne Leskajt u mor në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së me arsyetimin se mazhoranca kërkon që të mos fuste në krizë këtë institucion.
Nëse Leksaj ish-deputet i PD-së do të marrë votat e nevojshme për të qenë pasuesi i Rober Çekut kjo pritet të shihet seancën e ardhshme parlamentare.