Task-Force miqësore
Ne vazhden e shfaqjeve mediatike, Bashkia e Tiranes trumbetoi ngritjen e nje strukture task-force per te kontrolluar tregjet gjate diteve te festave. Ne fakt, kjo eshte nje detyre e perditshme ligjore e strukturave tatimore. Por, te kaperthyer nga deliri i dukjes dhe i shfaqjes, Bashkia e Tiranes dhe autoritetet e saj tashme ngritjen e ketyre strukturave paralele, e kane kthyer ne nje mani. Ngrihet nje strukture e tere per mbrojtjen e konsumatorit, behet nje shfaqje ditet e para ne tregjet e Tiranes dhe kaq! Shumekush do te kujtonte se ne vazhden e premtimeve te kryebashkiakut ne detyre, ishte dhe krijimi i tregjeve moderne dhe ne sherbim te qytetarit. Nderkohe qe puna duhet te fillonte pikerisht ketu, fillon me ngritjen e disa kioskave festive, rreshtuar ne pedonalen moderne dhe europiane, per te tymosur atmosferen e festes me avuj qoftesh e gjysma pulash, qe nje dreq e di se cmodernizem dhe catmosfere sjellin ato ne kete prag feste. Aq me shume kur ne to syresh sheh police me uniforme bashkiake qe shijojne prodhimet e tezgave ne kalimin rutin ne ruajtje te se drejtes se konsumatorit. Drejtori i drejtorise se mbrojtjes se konsumatorit ne Bashkine e Tiranes, me nje tabor pas (struktura e task-forces), ben nje kontroll te bujshem, por vetem per aparatet e mediave dhe ne fund deklaron me inkompetencen me flagrante dhe ne shkelje te ligjit. U konstatua ne kete kontroll te pare te tregut se tregtaret nuk kishin vendosur cmimet, prandaj ne menyre miqesore iu keshillua qe ti vendosnin ato. Nuk e di ne ke vend qe zbaton ligjet fiskale ne nje vend qe mbrohet e drejta e konsumatorit dhe e qytetarit, nuk zbatohet ligji ne gjene me elementare te funksionimit te tregjeve. Vendosja e cmimeve.A ty nuk u fol dhe nuk u konstatua nese keta tregtare perdornin kasat fiskale, pritej kuponi tatimor apo ne ckushte tregtohej malli. Ashtu sikunder ne shetitjen rutine te policeve bashkiake dhe inspektoreve te Bashkise se Tiranes, ai tregtari i vogel qe perballon tymin e qofteve ne nje alla-treg europian rreshton qoftet dhe mbush krikellat me birre, por vetem kuponin tatimor dhe kushtet elementare te tregtimit qytetar nuk i ka ne mendje apo ne perdorim! Edhe ketu, neser, drejtori i Struktures se Mbrojtjes se Konsumatorit duhet te dale e tu jape keshillen miqesore per perdorimin e kases apo fatures tatimore dhe tiu rikujtoje qe jane ne nje rruge moderne ne nje bulevard metropolitan ku duhet medoemos te shkelqeje kultura europiane dhe jo te geloje smogu i ushqimeve qe piken e lidhjes nuk e kane me festen dhe dekorimin e kryeqytetit. Po ne menyre miqesore, keto struktura duhet tiu drejtohen supermarketeve, minimarketeve apo shitoreve neper lagjet e Tiranes ku ngritja e cmimeve eshte nje fenomen i dukshem, i prekshem nga konsumatoret e qytetit te Tiranes.
Festa jane bere dhe do te behen gjithmone ne kryeqytet, por strukturat qe u ngriten me buje duhet te pakten te kene minimumin e efikasitetit ndaj qellimit per te cilin ato ngriten. Strukturat tatimore, qofte edhe te tipit task-force te Bashkise se Tiranes, nuk duhet te jene miqesore per 2-3 tregtare te perzgjedhur per show televiziv, por duhet te jene perfaqesuese te ligjit dhe ligji duhet te veproje edhe ne dite festash ne mbrojtje te atij qe Bashkia e Tiranes e ka prioritet. Ne mbrojtje te qytetarit te Tiranes.
