Porche Albania sjell luksozen Audi A8
Tradita e Porche Albania për të mahnitur me modelet më të reja dhe më luksoze të makinave ka surprizuar dje me prezantimin e Audi A8. Edhe pse kjo markë njihet për prestigjin e saj impakti që dha modeli më i ri Audi A8 ishte mbresëlënës. Ishin detajet e menduara me kujdes për këtë prezantim ekskluziv që bënë më impresionues këtë të fundit. "Pesë makina u sollën nga Gjermania për t'u dhënë mundësi klientëve të provojnë luksin, teknologjinë dhe performancën mbresëlënëse të Audi A8. Porsche Albania dha mundësinë për të provuar eksperiencën e drejtimit të këtij modeli jo më në rrugë, por në ajër. Falë bashkëpunëtorëve të Linxair, 'test drive' me Audi A8 vijoi me një xhiro në një avion luksoz privat në qiellin e Shqipërisë dhe Malit të Zi". Gjithçka u konceptua nën sloganin e Audi - "Progres nëpërmjet teknologjisë", u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Porsche Albanias,Gentian Bushati. Interesi për këtë model të ri të markës Audi ishte i menjëhershëm, dhe këtë e teston moria e klientëve të interesuar për Audi A8. Nuk ka si të ndodhë ndryshe në fakt nëse i referohemi stilit dhe klasit që përçon gjenerata e tretë e A8-ës. "Janë tipare si "Audi Space Frame" shasia me alumin të lehtë, dritat kryesore LED, motorët e fuqishëm dhe eficentë, sistemi i përmirësuar MMI, sistemi i suportit të drejtimit dhe materialet elegante të përdorura në brendësi të gjitha të punuara rigorozisht në mënyrë artizanale, detajet që ilustrojnë më së miri sloganin "Progres nëpërmjet teknologjisë" shprehet Bushati duke siguruar se të gjithë ata që duan komfortin dhe klasin kanë një alternativë më shumë për të zgjedhur në Porche Albania.