Porfirio Lobo Sosa ne Prishtine Do lobojme ne rajon per Kosoven

Presidenti i Hondurasit Porfirio Lobo Sosa deklaroi në Prishtinë se do të angazhohet për sigurimin e njohjeve të reja nga vendet e Amerikës Qendrore, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën. Presidenti Porfirio Lobo Sosa, i cili po viziton Kosovën me ftesë të zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli e konsideroi njohjen e Kosovës cështje të të drejtave të njeriut. Pas takimit me Presidenten Jahjaga, Presidenti Porfirio Lobo Sosa tha personalisht por edhe si shtet do të kontribuojë për njohje të reja.
“Shtetet me kohë mund të zgjedhin shumë çështje që kanë mes tyre. Unë jam i sigurt se në këtë rajon do të mbizotërojë paqja. Në këtë kohë të globalizmit dhe të integrimit paqja duhet të mbizotërojë mes vendeve. Jam i bindur se Serbia, por edhe ju një ditë do të jen pjesë e Bashkimit Europian”-tha Sosa.
Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë mirëpritur mbështetjen e Presidenti të Hondurasit ndërsa kanë theksuar nevojën e një bashkëpunimi më të madh në mes të dy shteteve.
“E njoftova presidentin e Hondurasit se pavarësia e republikës së Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe është një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe çështjet e aranzhimeve të brendshme janë çështje të pa negociueshme”-tha presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Ka njohur Kosovën. Ai nuk është ndalur me këtë. Ai çdokund lobon që Kosova të këtë me tepër miq, ai lobon edhe te shtetet e rajonit. Ai lobon pa marrë parasysh në cilin vend ndodhet”-tha Behgjet Pacolli, Zv/Kryeministër i Kosovës.
Presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa është pritur edhe nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryetari i Prishtinës Isa Mustafa ndërsa është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti AAB-RIINVEST.
Sala Mustafa