E Diel, 1 Nëntor 2026

Serwer: Serbia mund të pranohet në BE, por pa Kosovën

Nuk ka dyshim se të 28 vendet e Bashkimit Evropian, duke llogaritur edhe anëtarësimin e Kroacisë, do të kërkojnë nga Serbia qartësi të plotë sa i përket kufijve të saj sovran. Kështu thotë eksperti amerikan për Ballkanin Daniel Serwer.

Duket se Gjermania tanimë po insiston që kjo të bëhet para se BE-ja të hapë bisedimet për anëtarësim me Serbinë, shkruan Serwer në një artikull në sajtin Peacefare.net.

Sipas tij Bashkimi Evropian pranon në mesin e vetë vetëm shtete sovrane.

"Edhe Serbia mund të pranohet, por pa Kosovën", thotë Serwer.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›