E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porosi rekord për makinën më të lirë në botë

Automobili më i lirë në botë, Nano, ka marrë mbi 203 mijë porosi në vetëm 16 ditë. Në deklaratën që bëri prodhuesi më i madh i automobilave në Indi, Tata, midis datave 9 e 25 prill, kanë marrë porosi që shkojnë në vlerën 25 miliardë rupi (510 milion dollarë)

Por për shkak të probleme në prodhim, Tata deklaroi se do të prodhonte jo më shumë se 100 mijë automobila Nano deri në fund të vitit 2010.
Modeli më i thjeshtë i Nanos kushton vetëm 2000 dollarë, apo thënë më thjesht, më lirë se disa laptopë. Kur kryhet porosia, 95 % e vleftës duhet tëpaguhet si depozitë.

Dorëzimi i parë i porosive do të fillojë në muajin korrik.

Modeli “deluxe” me ajër të kondicionuar dhe xhama otomatikë që kushton rreth 3700 dollarë përbën 50% të porosive. 30 % e klientëve kanë porositur modelin e mesëm dhe 20 % e tyre kanë porositur modelin më të lirë të kësaj marke.

Kompania deklaroi se gjatë periudhës 23 mars-25 prill, faqja e tyre zyrtare është vizituar 30 milion herë dhe galeritë e Tatës janë vizituar nga 1.4 milion persona.

Momentalisht në Indi ka 9 makina për 1000 banorë, shifër tepër e ulët kjo.

Vetëm vitin e kaluar, në Indi janë shitur 1.5 milionë makina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›