Porosia 220 mijë euro është paja e kooptimit të Erion Velisë në PS

“Edhe unë jam 27 vjeçe, e diplomuar për Juridik, me një të fejuar që ka punuar në një OJQ, por në llogarinë rrjedhëse time, nuk gjenden 220 mijë euro, përse?”. Kështu fillon letra e një vajze pa shtëpi dhe pa të ardhme në Tiranë, që ndjehet keq kur kupton se shansi për një jetë më të mirë, me shtëpi duhet të ishte fejuar me Erion Velinë. Ky është mesazhi që jep e fejuara e Velisë për bashkëmoshataret e saj. Megjithatë në kafenetë e Tiranës dhe zonave afër Mulletit, shumë veta kanë bërë ndërveti dhe mes miqsh pyetjen një milion dollarësh, si vallë Ajola Xoxa, e fejuara e Erion Velisë kishte fituar në pak vite punë jo pak por 220 mijë euro? Boh! Ky është misteri i kapitalizmit politik opozitar që bën që çifti i pakurorëzuar ende “Veliaj-Xoxa” të kenë një shtëpi luksoze në fshatin Mullet për shifrën “modeste” të 220 mijë eurove. Mirëpo duke marrë parasysh pamundësinë e shumë qytetarëve që jetojnë me qira sepse s’kanë aq para për të blerë një nga ato apartamentet e shtëpitë e papërfunduara në periferi të Tiranës apo Durrësit, ky është një shembull poshtërues dhe diskriminues për ata 6 mijë të rinj aktualisht të papunë me diplomë të lartë, njësoj si kjo e fejuara pa nishan e Jon Velisë, që enden rrugëve të Tiranës në shumicën e rasteve me lëmoshat që marrin nga prindërit e tyre fakirë nga rrethe dhe që presin e besojnë se në jetë mund të punohet dhe jetohet edhe ndershmërisht. Prandaj shumica e të rinjve që s’ka votuar Erjon Velisë në 2009, e di mirë se 220 mijë euro për një 27 vjeçar janë një goxha pasuri që jo vetëm të habit kur e dëgjon, por edhe të bën të revoltohesh për precedentin e pandëshkueshmërisë, të konsoliduar tashmë në nahijen socialiste. Ajola Xoxa, e bija e Arbenit datëlindja 16.07.1983… për efekt të kësaj kontrate më poshtë do të emërohet “porositësi”. Porositesha e Velisë e di mirë se Joni i saj ka ca akuza në shpinë për shpërdorime fondesh të organizatash që financohen nga taksapagues, nuk ndryshon shumë nëse janë shqiptarë apo jo. Është një prelud shumë i mundshëm i asaj që mund të bëjë ky kinse politikan në të ardhmen kur të ketë në dorë fonde publike. Qytetari-votues ka të drejtë të informohet sa më shumë mbi pastërtinë dhe legjitimitetin e çdo lloj figure, qoftë kjo minore si Erion Velisë në Partinë Socialiste. Qytetari duhet të kuptojë nëse milionat e ardhura nga të huajt për rininë shqiptare dhe evazioni fiskal po shndërrohen në shtëpi luksoze për Veliajn dhe Xoxen? Sepse edhe këtu fajin nuk e ka “Saliu”. Përtej sqarimit të prejardhjes së atyre fondeve, ngase janë persona me përgjegjësi publike, me potencial pushteti në të ardhmen realisht që një çift i ri politikanësh, bën një shpenzim të tillë luksoz, është çështje etike dhe morale, shkëputje prej përfaqësimit të atyre që duan të përfaqësojnë, një veprim vanitoz etj. Sidoqoftë ligjërisht Ajola Xoxa nuk është e detyruar të deklarojë se ku i gjeti paratë për këtë shtëpi. Mirëpo moralisht është e detyruar, pasi Ajola është e fejuara e Veliajt, drejtues i PS dhe i akuzuar për evazion fiskal dhe që akuzon të tjerët për korrupsion. Vetë Ajola Xoxa është e angazhuar politikisht në rangjet më të larta (anëtare e asamblesë së PS) dhe njerëzit duan të dinë se nga erdhën gjithë ato para. Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj mund të zgjedhin fare mirë të mos përgjigjen fare dhe ligjërisht janë në rregull, por moralisht dhe politikisht marrin përsipër goxha pasoja.
...