Socialistët e Pogradecit: “Edi Rama e shiti Artan Shkëmbin, lavdëroi kandidatin e Berishës”
Strukturat socialiste në Pogradec kanë kuptuar se lavdërimet e Edi Ramës për kandidatin e PD-së janë një testim cilësie e se tashmë publikisht epoka e Artan Shkëmbit mund të cilësohet si e përfunduar
“Luan Topçiun e kam pasur në klasë dhe mund të them se është një djalë shumë i mirë”. Vlerësimi për kandidatin e mazhorancës, për kryetar të bashkisë së Pogradecit, për ata që nuk e besojnë, është bërë nga Edi Rama.
Po, po, ky vlerësim është bërë nga kreu i PS-së. Deklarimet vlerësuese të kreut të opozitës, për kandidatin e mazhorancës në Pogradec, duhet thënë se kanë kaluar jo pa shkaktuar një tronditje te anëtarësia, mbështetësit e simpatizantët e PS-së në Pogardec. Fakti, që Luan Topçiun, kandidatin e mazhorancës e vlerësoi edhe vetë Edi Rama, si një “djalë shumë të mirë”, nuk ka lënë shkas, për të mos e kuptuar si mesazh edhe anëtarësia, mbështetësit e simpatizantët e PS-së në Pogradec.
Prej pak ditësh, edhe ata anëtarë, mbështetës e simpatizantët të PS-së në Pogardec, po detyrohen të modifikojnë qëndrimet e veta e të lexojë mesazhin se ka ardhur koha që të shkëputet nga regjimi i Artan Shkëmbit.
...