Rrezimi i vendimeve nje mision i pamundur
Lista e 18 akteve te institucionit te marra me vote te thjeshte 4 me 0 si pasoje e bojkotit te opozites do te mbetet nje histori debati por jo me shume se kaq. Laze ka nenvizuar se vendimet dhe shfuqizimi i tyre eshte ceshtje e vullnetit politik duke lene te kuptohet se edhe rikthimi i 3 anetareve ne KQZ lidhet ngushte me miratimin e rregullores ashtu edhe me monitorimin nga afer te procesit zgjedhor qe po hyn ne nje faze dinamike dhe me shume rendesi. Duhet thene se ne kete moment selia roze dhe aleatet e vet po punojne shume intensivisht per te mbledhur cdo detaj element apo edhe problem qe ka sado pak brenda dilema ligjshmerie apo percaktohet nga pozita qe nxisin dyshimin. Listat e zgjedhesve permbajtja e fletes se votimit per kandidatet ne Tirane por edhe akuza e bere ne vijimesi per disa veprime te institucionit qe drejtohet aktualisht nga Arben Ristani paralajmerojne ne te vertete aksionin paszgjedhor te selise roze.