E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porosite gjermane Prof. Dr. Agim Zogaj

Zeri i diplomacise gjermane ne ndertimin e politikes se jashtme te BE-se, perhere ka qene dhe eshte i nje peshe te vecante. Gjermania, ndryshe nje nder koloset e projektit te BE-se, i cili projekt po synon ta bej realitet endrren per nje Evrope te re, per nje Evrope te lire, djep i perbashket i civilizimeve te kombeve te sotme paraqet faktor te rendesishem ne ndertimin e politikave gjitheperfshirese te BE-se. Qendrimi shume parimor, i vendosur, objektiv dhe vizionar, gjithnje ne te mire te popujve te Evropes se re, pra jo vetem te popullit mik gjerman, paraqet nje nder gur themelet mbi te cilat ngrihet filozofia e politikes se jashtme te shtetit gjerman. Pra, sipas asaj filozofie politike gjermane, paqe, siguri, zhvillim, prosperitet, te ardhme te ndritshme do te kete per te gjitha kombet e Evropes se re, te cilat i pranojne, i njohin dhe i perjetesojne standardet e politikes se Evropes se bashkuar. Ne kete kuptim, dhe pikerisht mbi kete filozofi politike, ministri i jashtem gjerman, Guido Westerwelle ishte shume i qarte ne porosite qe i dha per popujt dhe shtetet e rajonit te Evropes Juglindore. Keto porosi gjermane, ne fakt qe jane indirekt porosi te Brukselit zyrtar jo rastesisht dhe ne radhe te pare, iu drejtuan Beogradit zyrtar i cili vazhdon te mos jete bashkepunues me udheheqjen e BE-se. Aq me pare, kur, udheheqja e shtetit serb, edhe pas shpalljes se mendimit keshilledhenes te GJND-se lidhur me Kosoven, permes projektrezolutes se re ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se synon te nxise thellim te mosmarreveshjeve dhe krizave te reja politike ne relacionet e diplomacise nderkombetare. Dhe pikerisht, pra, duke pare kryenecesine e pa permiresueshme serbe, ne radhe te pare ne raport me Kosoven, ministri i jashtem gjerman, Guido Westerwelle, gjithsesi ne marreveshje me Brukselin zyrtar erdhi ne rajon dhe, konkretisht ne Beograd i shpalosi porosite e qarta dhe te padiskutueshme diplomatike.
Tre ishin qendrimet e prera diplomatike te ministrit te jashtem gjerman, Westerwelle: se ceshtja e pavaresise se Kosoves eshte realitet, se nuk do te kete bisedime per statusin dhe se , modeli i konfrontimit nuk shpie ne Evrope. Te tri porosite e diplomatit gjerman, Westerwelle i referohen Serbise, e cila ne raport me shtetin e Kosoves, por edhe me BE-ne ka zgjedhur rrugen, modelin e konfrontimit diplomatik. Eshte ceshtje e Serbise se si do te reflektoje ndaj ketyre porosive, por per BE-ne, per politiken e paqes ne rajon eshte me rendesi se, keto porosi, do te thoshim keto kerkesa jane percjelle pikerisht nga diplomacia gjermane e cila, edhe si pjese e BE-se qendron e vendosur prapa cilit do qendrim zyrtar. Aq me pare, kur, realisht, porosite gjermane per Serbine, ne menyre te terthorte jane porosi dhe njeherazi kerkesa te pa diskutueshme te BE-se. Thelbi i ketyre porosive eshte se, Serbia, nje dite duhet te ndalet nga insistimi per statusin e Kosoves, realisht nga nderhyrjet e pa shembull ne zhvillimet e brendshme te shtetit te Kosoves. Ndryshe, rruga e saj per ne BE, eshte e kushtezuar, nese jo me njohjen e shtetit te Kosoves atehere me mosnderhyrjet ne punet e brendshme te shtetit tone.
Shikuar nga kendveshtrimi yne, Serbise duhet paraqitur ultimatum nderkombetar qe ne te ardhmen te mos nderhyje ne zhvillimet ne Veriun e Kosoves dhe pergjithesisht ne zhvillimet ne shtetin tone. Pra, Serbine duhet parandaluar qe te kete rol dhe hise ne zgjidhjen politike te ceshtjes se ashtu quajtur, Veriu i Kosoves. Ndryshe, nuk mund te themi se, pra, as pas te gjitha ketyre porosive diplomatike gjermane po vjen koha kur Serbia do te disiplinohet dhe, do te detyrohet qe ne raport me shtetin e Kosoves te heq dore nga politika e konfrontimit me cdo kusht. Nderkohe, nga Beogradi zyrtar, drejt Kosoves vazhdojne te vijne porosi te cilat nuk kane arome paqeje, perkundrazi, mbartin fryme konfrontimi, konflikti dhe pretendimesh territoriale!
*Autori eshte shef i Departamentit te Shkencave Politike ne Universitetin e Prishtines

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›