Ku fle lepuri Basir Collaku
Ndonese eshte shume e hershme mencuria popullore e cila na kujton se qeveria e ze lepurin me qerre, druaj se ne ditet e mbushura me deklarata nga foltorja socialiste ka zene vend dyshimi se opozita kerkoka nga lepuri te zere qerren, qeverine dhe mazhorancen, te permbyse kokeposhte proven antike te njerezimit. E, kete barre te rende ia ka ngarkaur Lepurit, shume e rende per nje lepur, se paku nese eshte keshtu, sepse ne asnje perralle te mocme shqiptare e te huaj kjo kafshe e bute nuk shquhet per gjenialitet mendjeje dhe force !! Tani ne kete histori me lepuj, me dhe pa stane, duhet te shohim dicka pa marre te drejten e nje vendimi se ku fle, ky Lepur? Gjithnje jam ne nje kuvendim me thenien e vjeter pa permendur emra njerezish, ndonese me poshte nuk do te pertoj t’i them se ku mendoj se eshte streha e tyre. Ka afro dy muaj qe kryefjala lepur, qofte i dale nga ferra e madhe apo e ferra e vogel shoqeron te gjitha bisedat qe kane lenden e pare te akuzes mes partive politike.
Keto ngjarje qe kane nisur nxehte sinjale fushate e jane perqendruar kryesisht ne Tirane tregojne se dosjet kane qene gjysme te gatshme dhe dikush si usta ka dhene porosine te nise “festa” Mikrofonet ia filluan me shume ze per te denoncuar skandalet e medha. Ministra te qeverise paskerkan bere gjemen ne korrupsion e ne gjithe keto formular qe dalin udhes shohim kontrata ligjore nga sipermarres qe kane kohe ne zanatin e biznesit te deklaruar. Ministri Prifti tha se eshte edhe nje dhender i Partise Socialiste qe ka marre koncesione bashke me keta te djathtet. Nuk doli njeri nga selia e majte ta mohoje. Ai qe eshte afer Partise Demokratike ne kete biznes na del (sipas PS) pjese e korrupsionit, ndersa ortaku i tij shume afer Partise Socialiste na del shembull ndershmerie e zbatues ligji, kur kane marre te njejten dosje bashke e u eshte miratuar te dyve koncesioni?! Partia Demokratike ka denoncuar prej dhjete vitesh abuzimet e kryebashkiakut Edi Rama, me partner te ndryshem sipermarrje. Keto dite na sjell si kallezim punen e fundit te tentuar nga kryesocialisti, dashamiresi me i madh i industrise se ndertimit. Kemi pare lumin e Lane qe te devijohet sa here pallate socialiste duan te ngrihen diku, qofte te Brryli, apo tani prane shumekateshit me shigjeta. Devijohet nje biznes socialist prej 100 milione euro, e ne skene del emri i Dritan Avllajt, ndryshe quajtur se paku mediatikisht si Tan Lepuri, ku dhe nisi perqasja e “perralles me lepuj”. Askush s’mund te perflase Avllajn se merret me biznes dhe zgjedh partneret qe do, per sa kohe ai nuk eshte perzier ne shporten e taksave dhe mireqenies se nje qyteti. Miqesite e Tan Lepurit si i therrasin ndryshe biznesmenit jane te shkuara dhe ai ka dale edhe here te tjere ne skenen e perfshirjes me politikane gjithnje te majte. Kjo besoj se eshte tregues i plote qe ne Partine Socialiste miqte e Avllajt jane te hershme, ndonese jane nderruar kryetaret, e drejtuesit, qofshin ne qeverisjet e tyre, apo parti ne vitet ne pushtet dhe opozite. Ne vitin 2001 ne muajt e pare Dritan Avllaj eshte qelluar me arme ne qender te qytetit, diku prane Piramides, dhe fatmiresisht nuk u rrezikua jeta e tij, por shpetoi me nje plagosje ne krah. Askush nuk mund te thote se atentatori ka dashur te trembe, apo pershendese ate qe qelloi duke marre shenje krahun e tij. Ne prokurori per kete ngjarje sigurisht qe ka pasur dosje ne ate periudhe dhe hetuesit e ndershem jane perpjekur qe te zbardhin te verteten. Por e verteta e kesaj ngjarje na rezultoi e ngaterruar edhe per prokurorine e jo me per lexues te thjeshte apo per ne gazetaret qe mbetem perpjekje pa sukses per t’i shkuar deri ne fund kesaj ngjarjeje me plumba. Natyrisht ne kete dosje te para nente viteve ka permendje apo hamendesim, ose me sakte nje nga pistat per tek tuk emrash politikanesh socialiste si miqesi te prishura, apo ekuilibra ndryshe. Ajo qe ka mbetur trashegimi ne Partine Socialiste eshte lidhja e vazhdueshme me personazhe te pasur, te forte, te dyshimte dikur por te “ndershem” sot. Kjo them ka ndodhur sepse emrat qe kane marre drejtimin e ketij grupimi kane mbajtur te pandryshuar klimen e sipermarrjes. E ka zbardhur prokuroria kete ceshtje te vjeter plotesisht? Kam frike se ka perceptuar ne aksiomen mungese autoresh. Apo pamundesi hetimi! Dritan Avllaj na qenkerka ndertues. Nje fakt normal qe nuk sherben per tu marre ne diskutim. Po zgjedhjet e Rames nuk kane qelluar fort korrekte me voten e taksen qytetare, persa qyteti “Delijorgji” eshte nje deshmi tjeter e mbetur pa pergjigje edhe nga prokuroria e cila vazhdon te hetoje intensivisht. Tani na shfaqet qyteti “Avllaj-Rama” serish mbetur pa pergjigje. Ne kete lume akuzash ku shohim rreshta te nenvizuar me ngjyra qe perbejne thelbin e “krimit” sipas deputeteve akuzues veme re njeheresh edhe zellin ligjor te Prokurorise se Pergjithshme dhe te pervecme qe ngutet me te drejten e saj te hetoje per te regjistruar ceshtjet kryesisht. Kjo ne sfond eshte nje rikthim elektoral i ketij institucioni qe sapo Rama dhe te tijte kane nxjerre letrat nga sirtaret, (qe mund te jene marre po ne te njejtat zyra) ka nisur hetimin, thirrur shume me te drejte deputete e ministra te deshmojne. Po kur mendon Prokuroria te therrase Edi Ramen, per plot dosjet qe ndodhen atje? Ndoshta pasi Inspektorati Deklarimit te Pasurive te mbaroje se verifikuari pasurine e borxhet me te cilat jeton kryetari i Bashkise se Tiranes dhe kryetari i Partise Socialiste. Ndaj besoj se ajo qe duhet marre si pergjigje se ku fle Lepuri eshte jo fort e shkurter. Lepuri kete here eshte meraku qe ka Rama per te zhurmuar cdo gje qe ai te mbetet kryetari fabrikes se betonit, te frika qe ka, se mos largqofte hapet ndonje dosje qofte dhe ajo ku biznesmeni me i fundit qe i doli emri ne sipermarrje me ndertimin prane bashkise, nis e nxjerr histori te pashijshme per deputete te shumte te majte. Ndaj Rama perserit protestat, Majko kujton 97-en, meqe ka qene minister Mbrojtjeje dhe ka fiksim “luften” Lepuri fle ne nje dosje, po ku ta gjesh prokurorin qe e heton deri ne fund, sepse ajo dosje mbart riskun e aksioneve politike te shefit te opozites.