Gratë në protestë: Të ndryshohet Kodi Zgjedhor

Pika kryesore e kërkesave të tyre ishin atë të përfaqësimit politik dhe në vendimmarrje.
“Gratë përbëjnë mbi 50% të popullsisë në Shqipëri. Por edhe pse ato janë grupi më i madh shoqëror në vend, ato vazhdojnë të mbeten gjinia më pak e përfaqësuar në politikë dhe në vendimmarrje. Vetëm 16% e Kuvendit të Shqipërisë sot përbëhet nga gratë dhe vajzat. Sot, vetëm 1.8% e kryetarëve të bashkive dhe komunave janë gra. Sot burrat kontrollojnë 84% të Kuvendit të Shqipërisë dhe 98.2% të të gjithë pushtetit vendor anembanë vendit!”, theksuan organizatorët e protestës.
Tubimi u zhvillua përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar nga ky institucion që të zbatojë kuotën gjinore. Ato kërkuan që Kodi Zgjedhor të përmirësohet duke vendosur si detyrim ligjor, ndaj çdo partie politike që merr pjesë në zgjedhje, kandidimin e 1 gruaje në çdo 3 emra, në çdo listë elektorale për deputetë, kryetarë bashkish dhe komunash, anëtarësh të këshillave bashkiake e komunalë; si dhe të sanksionohet me ligj detyrimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos pranojë asnjë listë të kandidatëve në zgjedhje të partive politike, në KQZ dhe KZAZ, që nuk plotëson detyrimin 1 në 3.
“Kodi të garantojë se 30% e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të jenë gra dhe vajza; Kodi të fuqizojë sanksionet për eliminimin e votimit familjar, ku gratë, sidomos në zonat rurale, detyrohen të votojnë kundër dëshirës së tyre”, thuhet më tej. /S.Ll/Start/
2012-03-08 15:54