E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth-Topi: Të ketë më shumë gra në politikë

“Është një projekt kombëtar, i zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, që evidenton nevojën e pjesëmarrjes aktive të grave në politikë dhe në jetën shoqërore në Shqipëri. Sot është dita për të reflektuar rolin e jashtëzakonshëm të gruas në shoqëri, padyshim për të evidentuar një progres të pamohueshëm që është bërë në vite”, theksoi Topi.

Kreu i shtetit tha më tej, se partitë kufizojnë pjesëmarrjen e grave në radhët e tyre. Për sa i përket reformave, Topi tha se nuk ka kuptim më të vonohet miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative. “Është një kërkesë e jona në radhë të parë, kërkesë e njerëzve që merren me biznese, që kanë çështje të natyrës administrative, për të liruar sistemin gjyqësor nga këto probleme dhe për t’i zgjidhur gjërat më shpejt në mënyrë më specifike. Pra, është çështje e vullnetit të politikës për ta realizuar sa më shpejt”, tha ai.

Një tjetër shqetësim ishte edhe kthimi i pronave. Nga ana e tij, ambasadori Wollfarth, tha se është me rëndësi që të ketë barazi gjinore në vend dhe prezenca e OSBE-së po ndihmon për këtë. “Kodi i ardhshëm zgjedhor i Shqipërisë duhet në fakt të japë më shumë mundësi për një pjesëmarrje më të madhe të grave dhe shpresoj që bashkë me të ne të mund të shohim më shumë gra kandidate e më shumë gra që fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Gratë gjithashtu mund të jenë dhe sipërmarrëse shumë të mira dhe unë do t’i ftoja që të jenë edhe më kurajoze në ekonomi dhe më lejoni t’i drejtohem specifikisht njërës prej këtyre reformave”, theksoi ai. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-03-08 12:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›