E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish per censusin legjendat urbane e rrugen perpara

/ /

Nga GENC POLLO

Para 12 muajsh ne faqet e kesaj gazete u botua nje artikull imi me titull Censusi dhe 10 legjendat urbane permes te cilit kisha synuar te jepja informacione kon-krete e faktike per kete sipermarrje te madhe dhe kisha shpresuar se nje debat pasionant qe tok me nje tymnaje plot te paverteta ishte shfaqur nga java e dyte e janarit te vitit te shkuar do te mund te orientohej drejt nje shtrati me objektiv. Nje vit me vone historia perseritet si gjithmone ne nje nivel tjeter por te pavertetat ne debatin publik jane serish te pranishme. Mendoj se eshte detyra ime si ofiqari pergjegjes te jap publikisht sqarimet perkatese. Le te fillojme me ceshtje qe jane realisht te rendesishme dhe te reja.
A do te shtyhet numerimi i popullsise i planifikuar per ne prill te ketij viti
Po besoj se do te shtyhet. Komisioni Qendror per numerimin e popullsise te cilin une kam privilegjin ta kryesoj ne korrik 2010 mori vendimin qe  censusi te mbahej ne prill 2011 duke e harmonizuar kete periudhe me ate te censusit ne shtete te tjera evropiane sipas tradites se BE-se. Disa muaj me vone dekreti presidencial percaktoi daten 8 maj 2011 si dite te zgjedhjeve per pushtetin vendor pra muaji prill do te ishte ai i fushates elektorale. Sipas legjislacionit komunat e bashkite kryetaret e administratat e tyre kane pergjegjesi kryesore ne administrimin e censusit ne terren. Meqe sic pritet kryetaret aktuale ne nje mase te madhe do te rikandidojne eshte lehte te imagjinohet qe ne bashkite e komunat e tyre te kemi nje proces zgjedhor shume te mire por qe do te sakrifikoje kete akt te rendesishem qe behet jo nje here ne kater por ne dhjete vjet dhe qe eshte censusi. Por edhe sikur bashkite e komunat tona te mos kishin asnje rol ne numerimin e popullsise ose po te supozonim qe ato do te funksiononin ne cdo rrethane si nje ore zvicerane pavaresisht nga fushata prape mbajtja njekohesisht e nje procesi qe pergjithesisht ndodh ne qetesi me nje fushate elektorale qe tek ne e gjetiu shoqerohet me tone te nxehta nuk do te ishte e keshillueshme.
Une po pres qe Instituti i Statistikave te me dorezoje keto dite nje vrojtim e analize te kesaj situate ne menyre qe javen e pare te marsit te mund te therresim Komisionin Qendror ku do te vendosim per ta mbajtur censusin ne vjeshten 2011.
Modeli qe kemi zgjedhur a eshte sic e ka Europa
Kemi degjuar se kritiket e censusit pohojne se keto qe po bejme ne vecanerisht pyetjet per gjuhen amtare perkatesine fetare dhe etnike bien ne kundershtim me normat evropiane me standardet e BE-se dhe te vendeve te saj. Te gjithe e dime qe disave u eshte bere huq qe kur duan dicka per vete nuk e kane per gajle te thone se ate dicka e do edhe Evropa. Por le tu referohemi dokumenteve dhe te lexojme Progres-Raportin 2009 per Shqiperine te KE-se te pika 2.2 fq 17 ku shkruhet se Ne Shqiperi vazhdon te mos kete te dhena te sakta mbi minoritetet. Censusi i ardhshem i popullsise duke respektuar standardet nderkombetare te mbrojtjes se te dhenave personale do te jete vendimtar per te adresuar kete ceshtje.
Per me teper le te sqarojme se vendet e BE-se i kane te perfshira  pyetjet per fene dhe etnine ne pyetesorin e censusit te vet. E kam mbi tavoline pyetesorin e Irlandes census 2007 pyetjet 14 15 16 17 Rumanise census 2002 pyetjet 15 17 Hungarise census 2001 pyetjet 23.1 23.2 24 Lituanise census 2001 pyetjet 32 33 Kroacise census 2001 pyetja 23 Sllovenise census 2002 pyetja 29 30 Bullgarise census 2001 pyetja 14 16 Britanise se Madhe census 2007 pyetja 12 13 14 e keshtu me radhe me pyetjet perkatese. Te tera vendet edhe ato me pakica etnike shume me te medha se ato te Shqiperise pa asnje dyshim mbledhin te dhena per fene dhe etnine. Madje ndonje vend si Britania e Madhe pervec ketyre ceshtjeve pyet edhe per racen. Por kuptohet qe tek ne dhe ne BE keto jane pyetje opsionale ose ndryshe e thene i anketuari ka te drejte te mos pergjigjet.
Keto informacione dhe fakte ua kam percjelle personalisht disa figurave publike qe ishin te zeshem ne kritiken ndaj censusit. Nje pjese e tyre i mori parasysh keto gjate angazhimit ne vijim ne kete debat dhe une gjej rastin ti falenderoj ata. Te tjere vazhduan te flasin njelloj si te mos kishin pare e degjuar.
A ka vend per alarm se shqiptaret do te ndryshojne fene
Konvertimi ne nje fe tjeter nuk eshte ndonje dicka e re as per shqiptaret dhe as per popujt e tjere. Nuk eshte e nevojshme te bej ketu leksione historie dhe te tregoj per ate qe ndodhi ne shekujt apo ne dhjetevjecaret e fundit. Feja para se te jete nje fenomen kolektiv me dimensionin e vet social e kulturor eshte ne radhe te pare nje ceshtje e brendshme shpirterore e individit nje ceshtje e besimit personal dhe ne perputhje me Kushtetuten tone por edhe me normat me te avancuara te ligjit nderkombetar cdo njeri eshte i lire te ruaje apo te ndryshoje besimin e tij. E rendesishme eshte qe askush perfshi edhe autoritetet shteterore mos te detyroje permes trysnine konvertimin fekthimin. E dime te tere qe me emigrantet tane ne nje shtet te caktuar kemi pasur probleme dhe shqetesime sidomos gjate viteve 90. Por te ngresh alarmin e ndryshimit masiv te fese ne Shqiperi si nje rrezik per me teper te besh nje lidhje te pabazuar midis ndryshimit te fese dhe asaj te etnise eshte krejtesisht e pavend dhe e paduhur. Ne fund te fundit duke perfshire fene ne census ne nuk po bejme ndonje novitet ne traditen e shtetit shqiptar. Sepse eshte numerimi i pare i plote ai i vitit 1923 qe mblodhi te dhena edhe mbi perkatesine fetare dhe sidomos numerimi me i mire qe eshte bere ne ate kohe ai i vitit 1930 na kane dhene ato perqindje e  shifra te cilat perdoren gjeresisht nga studiues gazetare etj.
A ka vend per alarm se shqiptaret do te adoptojne etnine e fqinjeve
Ndoshta kjo nuk eshte nje droje e shpikur rishtas por nje shqetesim i hershem ne marredheniet jo te lehta me fqinjet qe nga fillimet e shtetit modern shqiptar. Por megjithate ne censusin e vitit 1923 dhe ne ate te mbajtur ne vitin 1930 sipas dekret-ligjit mbretnuer te iniciuar nga Musa Juka asokohe minister i Brendshem ne kemi mesuar se sa eshte perqindja e minoritareve greke ne Shqiperi. Nje shifer qe rezulton pak a shume e njellojte ne te gjithe numerimet e mevonshme.  Edhe numerimet pilot te kryera nga INSTAT-i vitin e fundit ne zona minoritare apo te perziera nuk japin asnje shkak per alarm. Dhe kur ne nuk u druajtem nga keto sfida ne 23-shin e 30-n atehere kur ishim me te varfer me te dobet e me te pambrojtur pse duhet ne 2011-n te kemi kaq pak besim te vetja jone Pse te hezitojme kur argumentet e nje dekade me pare se do te instrumentalizoheshin vizat apo dhe pensionet selektive kane rene per arsye tashme te njohura nderkohe qe jemi ne rrugen e prosperitetit dhe te anetaresise ne BE si anetar i NATO-s me kontribute ne rajon e ne bote. Atehere pse ky mosbesim ndaj qytetareve tane apo e thene me troc akoma kompleks inferioriteti ndaj te tjereve. Pse nuk kemi besim qe secili qytetar shqiptar te shprehet lirshem per ate qe eshte per ate qe ndjen se eshte nje druajtje qe te kujton deri diku refuzimin e regjimit ne fund te viteve 80 per tu besuar shqiptareve pushtetin permes votes se lire. Apo si dhe here te tjera dikush tenton te politizoje nje proces normal e te ngreje alarme te rreme.
Keto dite kemi edhe nje debat mbi ndryshimin e kombesise permes gjykatave ceshtje qe nuk lidhet teknikisht me censusin. Une nuk e di nese shifrat e deklaruara jane reale as nuk e di sesa raste te tilla perbejne abuzim nga ana e personave kerkues apo gjyqtareve te ceshtjes. Nese eshte e vertete le nje shije te papelqyeshme. Sic eshte e vertete qe shifrat e deklaruara jane statistikisht insinjifikante. Por kjo problematike me ka kujtuar nje diskutim per raportin shtetesi/kombesi ne mes te viteve 90 ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes. Deputetet nga Europa Perendimore ishin te qarte per njesimin e shtetesise e kombesise ndersa koleget e tyre nga vendet ish-komuniste ishin me konfuze pasi i referoheshin tradites se tyre te diferencimit te shtetesise e kombesise sipas nje koncepti te ngjizur me sa di une ne BRSS e qe eshte elaboruar me tej nga Jugosllavia titiste. Nese ne ligjet tona ka ende mbetje nga ajo kohe do te lipsej qe pas nje debati publik legjislacioni yne te sillej ne perputhje me normen e demokracive te konsoliduara europiane.
P.S. Sic mund ta keni vene re ne kete artikull kam perdorur termin numerim dhe jo ate regjistrim qe eshte perdorur qe nga vitet 20. Ne fakt fjala latine census ne rrenjen e saj do te thote numerim. Census eshte termi qe perdorin gjuhet neolatine e anglishtja. Te tjera gjuhe si gjermanishtja hungarishtja etj. kane perkthyer togfjaleshin numerim i popullsise. Asnje gjuhe europiane nuk perdor fjalen regjistrim pasi kuptimi i saj tregon nje lidhje te pandashme identitare te te regjistruarit p.sh. personi ne regjistrin civil apo prona ne regjistrin e pasurive te paluajtshme nderkohe qe censusi eshte nje numerim me rezultate statistikore dhe qartazi pa lidhje e perdorim identitar. Ndoshta edhe ketu ka vend per rishikim.

Minister dhe kryetar i
Komisionit Qendror te Regjistrimit te Popullsise dhe Banesave

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›