E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu i përçarë, mes Markos e Haxhiut

Trajneri

Përçahet Skënderbeu. Shkak për këtë është bërë prania e dy trajnerëve, atij të mëparshmit Gerti Haxhiu dhe të sapoardhurit Andrea Marko. Ndërkohë që Marko është prezantuar si tekniku i ri korçarëve nga kryesia e klubit, Gerti Haxhiu vazhdon të jetë i pranishëm në stërvitjen e skuadrës. Ky i fundit ka mbështetjen e presidentit Niko Peleshi. Ai deklaron: “Kontrata është zgjidhur në mënyrë të njëanshme dhe për këtë do t'i drejtohem edhe gjykatës”. Polemikat kanë reflektuar edhe në skuadër. Një grup prej 10 lojtarësh janë nisur drejt Ohrit për fazën përgatitore në drejtimin e Markos, ndërsa pjesa tjetër nuk ka pranuar të shkojnë. Kriza financiare që ka përfshirë klubin korçar ka larguar nga ekipi shumicën e lojtareve titullarë, ndërsa ndarja e grupit mes dy trajnerëve tashmë rrezikon edhe objektivat e Skënderbeut.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›