E Martë, 3 Nëntor 2026

Porti i Durrësit, përpunohen 5 anije me mbi 10 mijë tonë mallra

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Në portin e Durrësit dita e sotme ka nisur me përpunimin e pesë anijeve me 10.100 tonë mallra dhe 336 njësi kontejnerike në kalatat portuale.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, 1 anije me 2.388 tonë mallra është në përpunim.

Ndërsa 2 anije me 2.010 tonë mallra dhe 366 kontejnerë janë në radën portuale dhe 2 anije me 5.702 tonë mallra janë në pritje për përpunim në orët e ardhshme.

Porti i Durrësit mban peshën më të madhe për përpunimin e mallrave në vend, me rreth 99% të totalit.

Mbi 548 mijë tonë mallra janë përpunuar përgjatë muajve janar-shkurt në kalatat e portit më të madh në vend, duke shënuar kështu një rritje në masën 8% krahasuar me volumet e përpunuar në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

1 nga 4

/k.s/ /a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›