Shkodër, banorët protestojnë për dëmshpërblimet nga përmbytjet

Banorë të komunës së Bërdicës, të qarkut të Shkodrës kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një protestë, ku kanë kërkuar dëmshpërblimet e tyre nga përmbytjet në këtë qark.
Ata kanë bllokuar rrugën Shkodër-Velipojë, me pankarta të ndryshme në duar, duke bërë thirrje për t`u dëshmpërblyer për dëmet e krijuara nga përmbytjet.
Tashmë mbetet vendimi i qeverisë shqiptare për dëmshpërblimin e këtyre familjeve të prekura nga përmbytjet e ndodhura në Qarkun e Shkodrës.