E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i Durrësit rritet fluksi i emigrantëve

Porti i Durrësit vijon të presë një numër të madh udhëtarësh që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore. Dita e dytë e javës ka regjistruar një nga ditët më të ngarkuara për shkak të fluksit të madh në sheshin e trageteve. Plot gjashtë prej tyre janë përpunuar në harkun kohor të 3 orëve duke sjellë nga brigjet italiane mijera emigrant shqiptarë.
Vetëm mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar mesatarisht 5400 pasagjerë dhe 1 980 automjete, ndërkohë që më shumë se një mijë të tjerë mbërritën në drekë. Emigrantët, teksa vlerësojnë shpejtësinë dhe lehtësirat që u ofrohen udhëtarëve, pohojnë se pushimet verore do t’i kalojnë pranë bredetit Jon e Adriatik. Autoritet e portuale kanë krijuar të gjitha lehtësitë e mundshme për të ulur ndjeshëm kohën e përpunimit të udhëtarëve e mjeteve. Të gjitha sportelet në mjediset e jashtme të terminalit të përkohshëm që shërbejnë për automjetet dhe ato për udhëtarë këmbësorë janë vënë në shërbim të plotë.
Në port funksionojnë 13 sportele, 2 pika hyrëse dhe dalëse si dhe një numër i madh agjentësh doganorë, të cilët punojnë për eliminimin e radhëve të gjata në këtë pikë, e cila nga dita në ditë vazhdon të presë një numër në rritje të emigrantëve shqiptarë dhe turistëve që vizitojnë vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›