E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërhiqet Schumacher

Michael Schumacher ka kthyer mendje dhe nuk do të jetë më zëvendësuesi i Felipe Massa të Ferrari. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka bërë të ditur me anë të një komunikate për shtyp se problemet që ka me qafën nuk e lejojnë atë të garojë sërish. Shqetësimet në qafë Schumacher iu shfaqën pas aksidentit kur po bënte prova me një motorr në fillim të vitit. Në fjalët e tij Schumi ka shprehur keqardhjen duke lënë të befasuar shumë tifozë që prisnin të shikonin pilotin gjerman përsëri në pistë. Sipas tij përpjekjet dhe e gjithë stërvitja e kryer qëlluan të pasuksesshme. Schumacher duhet ta fillonte nga gara e Valencia më 23 gusht por në timonin e Ferrari do të jetë kolaudatori Luca Badoer. Lajmi se Michael Schumacher do të ishte përsëri pjesë e Formula 1 vuri në lëvizje të gjithë deri te bastet që e kuotuan atë edhe si pjesëmarrës në kampionatin e 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›