Italinë e kanë mbërthyer ethet
Sot mbahet llotaria e njohur Superena Loto, jackpoti i së cilës është më i larti në të gjithë historinë e Europës, 127.5 milionë euro. Mijra italianë po nxitojnë të blejnë biletat e llotarisë me shpresën se do të fitojnë. Të gjtihë janë të përfshirë në këtë lojë fitimprurëse, por pas disa muajsh pa asnjë fitues, çmimi i Superenalotos është shumë i madh. Po kështu janë edhe ëndrrat e italianëve për një jetë më të pasur. Një prej të intervistuesve thotë se paratë do i ndante me familjen, por do të donte të blente futbollistin Zlatan Ibrahimovic. Të gjithë sytë sot do të përqendrohen në biletat e llotarisë dhe daljes së goglave me numrat fitues në television.