Porti i Shengjinit plani per ta thelluar
Prej nje viti Drejtoria e Pergjithshme e Portit te Shengjinit eshte duke punuar per nje projekt qe synon thellimin e portit pra germimin e reres dhe zgjerimin e kalates ne menyre qe te vijne anije te tonazhit me te madh. Projekti ka nisur me kohe por nuk ka nje konfirmim zyrtar nese ka lidhje me planin e dhenies me koncesion ndaj pales kosovare. Te dhenat zyrtare nga Ministria e Transportit mbi kapacitetin e portit flasin per nje kalate qe nuk shkon me shume se 160 metra kurse thellesia e detit nuk i kapercen te 8 metrat duke lejuar ne njefare menyre vetem ankorimin e anijeve 5 mije tone. Sipas sektorit qe mbulon transportin detar ne ministri ne Portin e Shengjinit sasia maksimale e lejueshme per perpunimin e mallrave eshte 500 mije tone por ne fakt arritja me e madhe e mallrave nuk ka shkuar me shume se 350 mije tone ne vit Porti i Durresit 7 milione tone ne vit. Edhe pse juridikisht porti nuk ka kaluar ne duart e Kosoves praktikisht funksioni i tij lidhet ne shumicen e rasteve per shkembimin e mallrave vetem per kete vend.