E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes nis bashkepunimin me Bashkine e Lubjanes

Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lubjanës, Zoran Jankoviç, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vizitoi dje kryeqytetin e Sllovenisë duke vendosur fusha konkrete bashkëpunimi me Bashkinë e Lubjanës, një nga Bashkitë më të suksesshme në Europë dhe më gjerë në aspektin e reformave dhe zhvillimit.

Kryebashkiaku Basha u takua me kryebashkiakun e Lubjanës, Zoran Jankoviç, me të cilin bisedoi për bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencë në çështjet e Planit Urbanistik, infrastrukturës, riciklimit të mbetjeve, të trafikut, të ndërtimit të Parkut Teknologjik, për aspektet e ekologjisë dhe pastërtisë së qytetit etj.

Basha e njohu kryetarin e Bashkisë së Lubjanës me sfidat e mëdha të Tiranës që kanë të bëjnë me zhvillimet në qytet dhe prurjet demografike.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që pas zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Kryetari i Bashkisë së Lubjanës, Jankoviç, u ftua të vizitojë Tiranën dhe u shpreh se së shpejti do të vijë për vizitë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›