E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Vlorës, shtohet një linjë e re trageti

Rritja e fluksit të pasagjerëve,kryesisht emigrantëvene portin e Vlorës ka nxitur domosdoshmërinë për operimin edhe me një tjetër linjë të re trageti.
 

Ky operator do të jetë në funksion për itenerarin Vlore-Himare-Korfuz në kuadër të fluksit të lartë të lëvizjeve gjatë periudhës së verës, kur shume emigrantë kthehen të kalojnë pushimet me familjaret e tyre.

Sipas nendrejtorit te portit te Vlores, Ferdinad Shermetaj, ende nuk ka nisur punen ky traget i cili do te sherbeje vetem per transport udhetaresh, pasi pritet vetem permbyllja e procedurave ligjore.

Po ashtu ditet e fundjaves kane shenuar dhe fillimin e fluksit te udhetareve ne portin e Vlores, ku numri i pasagjereve dhe i automjeteve përkatëse është dyfishuar në krahasim me ditët e kaluara. Fluksi i pasagjerëve të ardhur pritet të jetë më i lartë në gjysmën e dytë të korrikut dhe në fillim të muajit gusht.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›