Ujërat e zeza në det, kontroll në plazhin e Golemit
Inspektoriati i Mjedisit në Bashkëpunim me ate Sanitar, Policinë e Shtetit, dhe Drejtorinë e Ujsjellës Knalizimeve në Durrës, kanë ndërmarrë një aksion për evidentimin e lidhjeve të paligjshme të ujërave të zeza që derdhen në plazhet e Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit.
Gjatë punës në terren janë konstatuar 3 tuba nën transenë e shinave të trenit, të cilat grumbulloheshin në një pusetë ku kalonte dhe uji pijshëm, duke ndotur atë dhe më pas derdheshin drejpërdrejtë në det. Kreu i ARM-së në Durrës, Ramazan Kalia, deklaroi se situata është problematike, për shkak se tubat janë të fshehur nga subjektet nën tokë.
Kjo derdhje pa kriter ka krijuar një ndotje masive në këtë zonë, jo vetëm bregdetit të kësaj zone, por dhe ujit të konsumit të përditshëm të pushuesve dhe banorëve që qëndrojnë në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës. Ndërkohë që puna për pastrimin e vijës bregdetare nga derdhja e ujërave të zeza do të vijojë përgjatë gjithë sezonit dhe do të shtrihet në të gjithë zonën turistike.