Lotaria Amerikane: Procedura e re e përzgjedhjes së fituesve
Fituesit e fazës së parë të Lotarisë Amerikane 2012 do të dalin duke filluar nga data 1 maj e këtij viti. Duke u bërë apel aplikuesve të regjistruar në këtë program, që të mos bien pre e mashtrimeve të ndryshme, Amabsada Amerikane në Tiranë bën të ditur për ata që kanë aplikuar për DV-2012, se njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet kontrollit të statusit të aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2011 në faqen e E-DV-së në http://www.dvlottery.state.gov/. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj. Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. “Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet kontrollit të statusit të aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-mail komunikimi nga QKK-ja, që ju njofton ju të shikoni kontrollin e statusit të aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj. QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë ambasade tjetër të SHBA-së me postë, apo shërbime të tilla si western union. Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Lotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronike TiranaUSConsulate@state.gov”, - thuhet në programin e Lotarisë Amerikane që gjendet në faqen e Ambasadës Amerikane.
Ndërkaq, njoftimi i ri i Ambasadës Amerikane u bën thirrje aplikuesve se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë. Numri juaj i konfirmimit bën të mundur që të futeni në faqen e internetit të Lotarisë për të marrë njoftimin nëse regjistrimi juaj është përzgjedhur nëpërmjet kontrollimit të statusit të regjistrimit “Entry Status Check”, që do t’ju vihet në dispozicion nga data 1 maj 2011 në adresën http://www.dvlottery.state.gov/. Kontrollimi i statusit të regjistrimit do të jetë mjeti i vetëm i informacionit për përzgjedhjen tuaj për DV-2012, duke ju dhënë udhëzime mbi vazhdimin e procesit të aplikimit, si dhe duke ju njoftuar për datën dhe kohën e takimit tuaj në Ambasadë për vizë emigrimi. “Të gjithë regjistruesit e Lotarisë DV-2012, duhet të shikojnë statusin e tyre nëpërmjet faqes së internetit për të parë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur si fitues ose jo. Të përzgjedhurit do të njoftohen nëse janë përzgjedhur nëpërmjet kontrollimit të statusit të regjistrimit, duke filluar nga 1 maj 2011 në adresën http://www.dvlottery.state.gov/. Të përzgjedhurit do të drejtohen në një faqe konfirmimi, ku dhe do t’u jepen udhëzime të mëtejshme, përfshirë dhe informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrollimi i statusit të regjistrimit ‘Entry Status Check’ do të jetë e vetmja mënyrë me të cilën të përzgjedhurit do të njoftohen. Ata që janë përzgjedhur nuk do të njoftohen me e-mail. Ata individë që nuk janë përzgjedhur do të njoftohen vetëm duke parë statusin e tyre në internet te kontrolli i statusit të regjistrimit”, - sqarohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane. Programi i vizave emigruese të diversitetit (Lotarisë Amerikane) i autorizuar nga Kongresi Amerikan mundëson vit për vit 50 000 viza diversiteti, nxjerrë nga përzgjedhje të rastësishme midis të gjitha aplikimeve, personave, të cilët plotësojnë kërkesat strikte të kualifikimit nga vende me emigracion të ulët për në Shtetet e Bashkuara.