E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri Pfanenshtiel, rekord në FIFA

Portieri gjerman Lutz Pfanenshtiel nuk ka lënë ndonjë mbresë të veçantë te tifozeria shkodrane gjatë aktivizimit të tij te Vllaznia në fillimin e sezonit 2006-2007. Por "gardiani" i afruar te kuqeblutë nga ish-trajneri Ulrih Shultze, ka hyrë në librin e rekordeve botërore të FIFA-s, pasi deri tani ka arritur të luajë në 5 kontinente. 34-vjeçari është aktivizuar me më shumë se 20 klube gjatë së gjithë karrierës pa suksese të mëdha, por ka arritur famën falë lëvizjeve të shumta. Përveç Evropës, ai është aktivizuar në Azi, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, si dhe në Oqeani. Pfanenshtiel aktualisht është në një skuadër braziliane, por po mendon që të ndryshojë përsëri skuadër, pasi ka arritur të gjejë akordin me një prej skuadrave të Afrikës së Jugut për sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, ai do të bëhet i vetmi futbollist në botë që ka luajtur në 6 kontinente. "Nuk besoj se ndokush do ta thyejë këtë rekord, pasi nuk ka shumë njerëz të çmendur si unë", deklaroi ai për mediat gjermane.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›