E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijimi i Liges Profesioniste, FSHF jep "OK"-in

Pak dite me pare u zhvillua mbledhja e fundit e Komitetit Ekzekutiv ne FSHF dhe solli disa risi me krijimin e komisionit te Kategorise Superiore. Me kete komision pritet te hidhet hapi i pare drejt Liges Profesioniste. Krijimi i nje lige te tille, duke imituar ne kete menyre edhe kampionatet e tjera evropiane do te parandaloje deri diku, aktet e dhunes dhe kontestimet, ndonjehere pa asnje kriter te klubeve tona te futbollit. Nuk eshte e udhes dhe duhet te ndergjegjesohet vete drejtuesit e klubeve me kete nisme, se deshira per te fituar ndeshjet brenda fushes dhe dhuna e paprecedente nuk ka asnje kuptim, kur dihet se gjate nje sezoni, numri i ndeshjeve brenda dhe jashte eshte nje i njejte. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se miratoi edhe Komisionet qe do te drejtojne me tej futbollin shqiptar. Mes tyre, eshte ngritur edhe nje komision i perbere nga perfaqesuesit e klubeve ne Kategorine Superiore. Ata do te diskutojne dhe trajtojne te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me ecurine normale te Kategorise Superiore". Keto klube, ne nje fare menyre, do te fillojne dhe hedhin gradualisht bazat per ate qe eshte kerkuar here pas here nga drejtues te caktuar, qe eshte krijimi i Liges se Profesionisteve", - theksoi Eduart Prodani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›