Porto shpallet kampione e Portugalise pas fitores 2-1 ne fushen e Benfikes
Porto është shpallur për herë të 25 kampione e Portugalisë, pasi ka mposhtur 2-1 Benfikën, duke i shkurorëzuar kampionët pikërisht në fushën e tyre.
Në këtë mënyrë, bardheblutë ruajnë ende shanset për ta mbyllur kampionatin pas asnjë humbje. Porto ka fituar 23 nga 25 ndeshjet e luajtur dhe kur kanë mbetur pesë javë nga fundi i kampionatit ka 16 pikë më shumë se Benfika.
Gjithçka ndodhi në pjesën e parë Guarin shënoi golin e parë për Porton, Saviola barazoi për Benfikën, por braziliani Hulk shënoi golin e fitores për miqtë. As Porto e Mourinjos nuk e mbylli sezonin pa humbje. Në ”Dragao” kanëp filluar të ëndërrojnë fillimin e një cikli.
Marseja ka fituar 1-0 në Lens dhe mbetet në garë për të mbrojtur kurorën në Francë. Kampionët morën tri pikët në saj të golit të shënuar nga Bruno Shejru në pjesën e dytë dhe mbeten katër pikë larg Lilës kryesuese, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje nga fundi.
Lila kërkon titullin e parë që nga viti 1954, por edhe Marseja është një pretendentë e fortë pasi ka grumbulluar 25 pikë nga 30 të mundeshme në dhjetë ndeshjet e fundit. Goli i Shejrusë meriton të rishikohet për bukurinë e ekzekutimit.
Teo Jansen shënoi dy gola në pjesën e dytë, duke i dhënë Tventes fitoren 2-0 ndaj PSV Eindhovenit dhe mundësinë për t’u ngjitur në vendin e parë të kampionatit holandez, pesë javë para fundit.
Goli i parë u shënua me penallti. Brian Ruiz u ndal në mënyrë të parregullt nga Marselo në zonën e miqëve dhe Jansen shënoi nga pika e bardhë. Kur mbeteshin edhe tetë minuta lojë, mesfushori i kombëtares holandeze e mposhti për herë të dytë portierin Isakson me një parabël spektakolare. Tvente ka 63 pikë, dy më shumë se PSV-ja e vendit të dytë dhe pesë pikë më shumë se Ajaksi, që fitoi 3-0 ndaj Herakles me tri gola të shënuar në pjesën e dytë.
Kampionati belg është më i hapur se kurrë teksa ka nisur faza ”play off” ndërmjet gjashtë skuadrave të renditura më mirë në sezonin e rregullt. Genk kryeson me 35 pikë pasi fitoi 2-1 ndaj Lokerenit, në saj të golit të shënuar nga izraeliti Bardal. Andërlehti i vendit të dytë ka 33 pikë, pas humbjes 3-1 ndaj Standartit të Liezhit. Standarti nuk ka pasur një sezon të mirë, por fitorja ndaj kampionëve i ngjit në vendin e katërt shtatp pikë larg kreut, ashtu si Bryzhi një tjetër ekip që ka nisur të besojë te titulli pas barazimit 1-1 ndaj Gent.
Tigre fitoi 2-1 ndaj Rejsing Klub duke e larguar këtë skuadër nga vendi i parë në kampionatin argjentinas Klauzura. Pernia dhe Denis shënuan golat e fitores për vendasit, ndërsa Klaudio Jakob firmosi golin e nderit për miqtë. Rejsingu mbeti me dhjetë futbollistë në minutën e 43-të, pas kartonit të kuq të marrë nga Lukas Lish.
Ata e mbyllën ndeshjen me nëntë vetë, pasi edhe Luis Farina u ndëshkua maksimalisht. Rejsingu mbetet tri pikë larg Estudiantesit, skuadra që kryeson kampionatin argjentinas.