E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenisi boteror ka nisur te shijoje zbulimin e nje kampioni te ri...

Novak Djokoviç ka mposhtur edhe një herë tjetër tenistin numër 1 në botë, Rafael Nadal, duke fituar turneun ”Sony Erikson Open” zhvilluar në Majemi.

Ky sukses e zgjat në 26 numrin e fitoreve radhazi për serbin, i cili ka koleksionuar katër trofe në katër turnetë ku ka marrë pjesë në vitin 2011.

Kjo është hera e dytë që ai mund Nadalin, duke treguar se në të ardhmen mund t’i marrë spanjollit kurorën e liderit. Nadali fitoi setin e parë me rezultatin 6-4, por dy setet e tjera u mbyllën 6-3, 7-6 për Djokoviçin.

”Eshtë pak shpejt të mendoj për vendin e parë në botë edhe pse po e mund Nadalin. Kam pasur fillimin më të mirë të karrierës sime, por e rëndësishme është të qëndrojë me këmbë në tokë, duke i marrë veprimtaritë një e nga një,” – tha Djokoviç, i cili ka meritën se i ka shtuar rivalitetin tenisit botëror duke thyer hegjemoninë e Nadalit dhe Federerit, që në vitit e fundit kishin dominuar në çdo aspekt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›